Trajtimi i kancerit të gjirit në Spitalin Limmattal - Qendra e gjirit Zürich Plus

Karcinoma mamare është një nga tumoret më të shpeshtë tek gratë, së fundmi me 6.200 raste në vit në të gjithë Zvicrën. Në raste të rralla kjo sëmundje prek edhe burrat. Kanceri i gjirit është një sëmundje serioze që sot është shpesh e shërueshme nëse zbulohet në kohë dhe ndiqen terapitë e nevojshme, madje në shumë raste me metoda relativisht të lehta. Me kënaqësi ju përgjigjemi për pyetjet më të shpeshta rreth kësaj teme.
nga Dr. med. Kathrin Kimmig

Në qendrën tonë të gjirit në Spitalin Limmattal punojnë kirurgë të gjirit, onkologë, radiologë dhe radio-onkologë në bashkëpunim me koleget e kolegët tanë të kirurgjisë plastike, patologët dhe psiko-onkologët. Shërbimet që ofrojmë plotësohen edhe nga zonja Katharine Röthlisberger, një infermiere e diplomuar, e cila ka ndjekur kualifikime të mëtejshme si infermiere e kujdesit ndaj gjirit dhe i shoqëron pacientet tona gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe kujdesit të mëtejshëm.

Që prej vitit 2021 ne bashkëpunojmë me qendrën e gjirit në Zyrih në Seefeld, nën emrin “Brustzentrum Zürich Plus” si qendër e përbashkët me dy seli. Si ne, ashtu edhe pacientët tanë përfitojmë nga bashkëpunimi i ngushtë me një nga qendrat më të mëdha të gjirit në Zvicër. Sëmundjet e gjirit ngjallin frikë dhe pasiguri. Me kënaqësi ju japim përgjigje për pyetjet e ngritura më shpesh:

Mamografia (ekzaminimi me rreze X i gjirit) është gjithmonë e dhimbshme, a ka ndonjë mënyrë tjetër?

Krahas kontrollit me prekje dhe ekos së gjirit, mamografia vazhdon të jetë një nga metodat standarde të diagnostikimit të gjirit. Gjatë viteve të kaluara është bërë e mundur që shtypja e gjirit në pajisjen e mamografisë të jetë më delikate. Megjithatë, për disa paciente është diçka e sikletshme. Në situata të caktuara përdoret MRI-ja mamare (rezonanca magnetike e gjirit), e cila na jep informacione të rëndësishme shtesë diagnostike, nga të cilat varet lloji i operacionit dhe trajtimi i mëtejshëm. Në raste anomalish që tregojnë lezione malinje, duhet bërë me çdo kusht një kontroll i masës. Marrja e kampionit të masës bëhet me biopsi. Më pas, në varësi të rezultatit përcaktohen hapat e mëtejshëm të terapisë, të cilat diskutohen me pacientin.

Halbseitige (unikondyläre oder Teil-) Prothese

Paraqitja skematike e marrjes së kampionit të masës nga gjiri i gruas (biopsia)



A do të më hiqet i gjithë gjiri në rast operacioni?

Jo, në pjesën më të madhe të rasteve është i mundur operacioni me ruajtjen e gjirit! Megjithatë, heqja e gjithë gjirit (mastektomia) nuk mund të shmanget gjithmonë. Disa nga arsyet e mundshme për këtë janë, për shembull, një raport i pafavorshëm i tumorit në gji, disa vatra tumoresh në vende të ndryshme në gji, kundërindikacione për terapinë me rreze, si dhe një rrezik gjenetik më i lartë për kancer gjiri.

Heqja e gjithë gjirit është një procedurë tejet radikale dhe ka ndikim të madh në pamjen fizike dhe vetë-perceptimin e personave që e bëjnë këtë ndërhyrje. Ne i informojmë të gjitha pacientet tona tërësisht për mundësitë e një rindërtimi të gjirit përmes implanteve ose indeve të vetë personit, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë dhe me këshillën e kirurgëve plastikë të klinikës Swissparc.

A më duhet në çdo rast të bëj rreze?

Në pjesën më të madhe të rasteve, por jo gjithmonë: Rrezatimi është në përgjithësi i nevojshëm gjatë terapive me ruajtje të gjirit. Megjithatë, edhe pas një mastektomie, ka rrethana, si p.sh. prania e nyjeve limfatike kanceroze nën sqetull, për të cilat rekomandojmë rrezatimin.

A duhet të bëj kemioterapi në çdo rast?

Jo të gjithë pacientët kanë nevojë për kemioterapi. Rekomandimi që bëjmë varet shumë nga masat lokale dhe struktura e përbërja e tumorit (biologjia e tumorit). Nëse tumori, për shembull, ka të ashtuquajturit receptorë hormonalë në sipërfaqen e qelizave të tyre, rekomandojmë një terapi antihormonale. Ky trajtim sot preferohet gjerësisht, sepse nga organizmi tolerohet më mirë sesa kemioterapia, e cila përdorej shpesh në raste të tilla në të shkuarën. Gjatë viteve të kaluara kanë dalë një sërë medikamentesh të tjera në treg, të cilat kanë shfaqur rezultate të mira në aspektin e reduktimit të rrezikut sistemik dhe tolerohen përgjithësisht më mirë sesa kemioterapia. Megjithatë, kemioterapia vazhdon të përdoret dhe është ende e arsyeshme. Ajo thjesht i ka lënë pak më shumë hapësirë formave të tjera të terapisë.

A kam edhe unë të njëjtin problem si Angelina Jolie?

Për shkak të “efektit Angelina Jolie”, disa forma të kancerit të gjirit, të përcaktuara gjenetikisht, kanë tërhequr interesin publik. Këto raste përbëjnë pesë deri dhjetë përqind të të gjitha rasteve të kancerit të gjirit. Gjatë konsultës së gjirit, ne vlerësojmë rrezikun gjenetik të çdo pacienteje, edhe pa diagnozën e kancerit, dhe rekomandojmë nëse nevojitet një konsultë ose ndonjë analizë e mundshme. Nëse ka një mutacion gjenetik, rekomandohet shpesh një mastektomi profilaktike nga të dyja anët. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të fillohet njëkohësisht edhe rindërtimi i gjirit.

A do të shërohem?

Kjo varet nga faza e tumorit në momentin e diagnostikimit. Po aq e rëndësishme është edhe biologjia e lartpërmendur e tumorit, e cila përcakton ndër të tjera agresivitetin e kancerit. Edhe në rastet kur kanceri i gjirit ka përparuar, përdorimi i terapive të reja të përparuara ka mundësuar rritjen e kohës mesatare të mbijetesës, në disa raste në mënyrë të ndjeshme. Nëse zbulohen në kohën e duhur dhe trajtohen si duhet, shumica e rasteve të sëmundjes janë të shërueshme. Megjithatë, në rastin e kancerit të gjirit, ai mund të përsëritet edhe pas një kohe të gjatë ose mund të ndodhin metastaza, prandaj kujdesi i rregullt më tej është po aq i rëndësishëm sa edhe trajtimi i përshtatshëm dhe individual.

Kontakt

Spital Limmattal
Urdorferstrasse 100
CH-8952 Schlieren

+41 44 733 11 11

Besuchszeiten
Besucher sind täglich von 13.30 bis 20.00 Uhr herzlich willkommen.
Für Eltern von Kindern und Angehörige schwerkranker Patienten gelten Ausnahmeregelungen.

Auf den Privat- und Halbprivatabteilungen können in Absprache mit dem Pflegepersonal individuelle Termine vereinbart werden.

Intensivpatienten können von ihren nächsten Angehörigen und Bezugspersonen, nach Absprache mit dem Pflegepersonal, auf der Intensivstation besucht werden.

* Diese Angaben benötigen wir, um Ihre Anfrage beantworten zu können. Ihre Daten werden nur zu diesem Zweck verarbeitet und nicht an Dritte weitergegeben.

Mit dem Absenden meiner Nachricht erkläre ich, dass ich mit der Speicherung meiner Daten einverstanden bin.

Weitere Informationen über die Möglichkeiten zur Berechtigung, Löschung und Sperrung Ihrer Daten finden Sie in der Datenschutzerklärung.